E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femra më e vogël në botë është indiane, ëndërron Bollywood-in

INDI- Teksa e shikon ajo duket një vogëlueshe rreth 1-vjecare, por Jyoti Amgen në të vërtetë është 18-vjecare, ndërkohë që në festën e përvjetorit të saj të lindjes të organizaur në Nagpur, 520 km në lindje të Mumbay të Indisë Perëndimore ka marrë certifikatën e rekordeve Guiness, e cila e njeh si ‘ gruan në jetë, më të vogël në botë’.

“Është e gjatë 62,8 cm dhe është matur tre herë gjatë 24 orëve, pasi gjatësia mund të lëvizë dhe ndryshojë gjatë ditës në vijim”,- ka shpjeguar Rob Molloy, fuksjionar i cmimeve Guiness.

Jyoti, e veshur me veshjen tradicionale idiane, e ka marrë cmimin në prani të babait të saj Kisan dhe nënës Ranjana. “Jam shumë e lumtur, që do të mbaj këtë titull”,- ka deklaruar femra e vogël, e cila vuan nga “acondroplasia", një formë e xhuxhësi-së  dhe që ëndërron të bëhet një aktore e Bollywood-it në të ardhmen. Indianja mund kështu mbajtësen e mëparshme të titullit , amerikan Bidgette Jordan me origjinë nga Illinois e gjatë 69,49 cm.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›