E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja, një i vrarë një i plagosur në Shkodër

SHKODËR- Një i vrarë dhe një i plagosur në qytetin e Shkodrës këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Xhabije”, kur një person i armatosur është afruar pranë një lokali dhe ka qëlluar në drejtim të 53-vjecarit Nush Gjerkaj.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, 53-vjecari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa është plagosur lehtë një tjetër person. Sipas policisë autori i cili është ende i paidentifikuar është larguar në drejtim të paditur.

Paraprakisht mendohet se motivi i këtij krimi të ketë qenë hakmarrja, pasi djali i viktimës ka qenë i dënuar më parë për vrasje në bashkëpunim. Sipas policisë autori ka shfrytëzuar errësirën për të kryer krimin dhe ka qenë në këmbë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›