Islami përjashtohet nga PS, Majko me detyrë në OKB
TIRANË- Ndryshime në Partinë Socialiste. Burime konfidenciale nga selia rozë deklarojnë se deputeti Kastriot Islami është përjashtuar nga Partia Socialiste. Pritet që ky vendim të merret Grupi Parlamentar i PS-së pas propozimit të Kryesisë PS.
Mësohet se vetë Kastriot Islami ka deklaruar në lidhje me këtë ngjarje se me të është vepruar si me Mehmet Shehun para 30 vitesh, ku Byroja e ka detyruar të bëjë autokritikë.
“Më përjashtuan në 30-vjetorin e eliminimit të Mehmetit. Byroja para 30 vitesh i kërkoi Mehmetit autokritikë”, tha ai.
Ndërkohë që deputeti Majko ka deklaruar se është propozuar nga selia e OKB-së si kandidat për postin e asistent sekretarit të OKB-së.
Në rast se zgjidhet në këtë detyrë Majko do të lërë postin e deputetit.
(ma.ar/BalkanWeb)