Sonda ruse që s’preku dot Marsin, bie në tokë mes 6-19 janarit
MILANO- Sonda Phobos-Grunt do të bjerë në tokë ndërmjet datave 6 dhe 19 janar të vitit 2012-të. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia hapësinore ruse Roskosmos.
Sonda e drejtuar në planetin Mars ishte hedhur në 9 nëntor të 2010-ës, por pësoi një avari pa mundur të dalë nga orbita e planetit tonë.
Parashikohet që pjesa më e madhe e saj të shkatërrohet në atmosferë, megjithëse shkencëtarët argumentojnë se rreth 200 kg të saj mund të prekin edhe sipërfaqen e tokës.
Phobos-Grunt ka kushtuar 163 mln dollarë dhe shkencëtarët rusë kanë punuar për ngritjen e saj që nga viti 1992.
(ma.ar/BalkanWeb)