E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat në punë të trukuara, shefat kundër!

BRITANI- Femrat janë të lindura për make-up, kjo dihet tashmë, por arsyeja pse ato trukohen aq shumë do mbetet një mister për shumicën e meshkujve.

Shumica e femrave e përdor trukun si një formë vetëvlerësimi, ose për ti dhënë vehtes një stil ndryshme. Stilet dhe mënyrat që një femër përdor për tu trukuar janë të larmishme pasi femrat kanë një personalitet të tyrin.

Femrat kanë një problem sa i përket kufirit për të përdorur make-up! Sipas një sondazi të kryer nga officerbroker.com realizuar në 500 drejtues firmash  meshkuj dhe  femra ka arritur në përfundimin se edhe sipas vetë femrave drejtuese tualeti që përdorin varteset e tyre është shpesh herë i papërshtatshëm.

Sipas këtij sondazhi truku në punë në vend që të japë një efekt pozitiv, shërben në të kundërt, për të prishur imazhin. Sipas sondazhit femrat e trukuara ngjallin reagim ë pakëndshëm tek shefat e tyre meshkuj, të paktën 1 në 3 nuk e aprovon një vendim të tillë.

Por, cilat janë produktet kozmetike më të ‘urryera’ nga meshkujt?! Vendin e parë e zë buzëkuqi, kur është i tepërt e ‘urrejnë’, kjo ndodh në 32% të rasteve. Sipas sondazhit shefat preferojnë dicka me serioze ose fare. Vendin e dytë e zë rimeli ose lapsi tek sytë. Për 28% të të intervistuarve është dicka që bie shumë në sy. Ndërkohë që toni tek mollëzat është e papreferueshme për 15% të të anketuarve.

Në një kohë që shumica e shefave grejnë gishtin kundër femrave të trukuara në zyrë, për 10%  të tyre ky veprim vlerësohet.

Një nga organizatorët e sondazhit bën me dije për Daily Mail se pavarësisht sondazhit: ‘ bukuria është në sytë e atij ose asaj që na shikon. Ajo që mund ti duket e përshtatshme një personi, për dikë është shqetësuese".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›