E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma greke- Administrata shkurton 20.000 vende pune

Greqi- Reforma drastike në administraten greke do të largojë sot nga puna 20.000 persona. Këto masa u moren në sajë të planit anti-krizë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të marrin ndihmën nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombetar. Mesohet se prej këtyre 16.000 persona do të kenë statusin e personelit rezervë dhe si pasojë do të paguhen me 60% të pages së tyre derisa të dalin në pension në vitin 2013.

Ndërkohë 4000 të tjerët do të marrin automatikisht statusin e pensionistit. Kjo është edhe hera e parë në historinë e reformave të shtetit grek që administrata preket në një masë kaq të madhe. Reforma e paralajmeruar më herët ka si qellim zvogëlimin e shpenzimëve duke ulur numrin e punonjësve në shtet. Kjo reformë bëhet në kuadër të ristrukturimit të administratës greke , pasi ajo numeron plot 17 ministri, me rreth 3753 departamente.

Në kuadër të reformës me 1 Janar të viti të ri pagat e punonjësve shtetërore do të reduktohen 6-50%. Nga këto masa do të preken edhe pensionistët që marrin 450 euro në muaj si dhe qytetarët që kanë mbi 5000 euro të ardhura në vit.

Mesohet se reforma do të preke administratën edhe në janar, me qellim që të jenë vetëm 300.000 persona në vitin 2015 si staf i administratës greke. Samiti i nesërm i krerëve të eurozonës do të përcaktojë edhe lëvrimin e këstit të gjashtë të ndihmës financiare prej 8 miliardë eurosh për Greqinë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Biondet, jetë argëtuese. Brunet, vende të mira pune
  2. Privatizimi i “Albpetrol”, pa punë 2500 punonjës
  3. Kriza greke “gjunjëzon” mediat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›