E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuk Jeremic: Evropës nuk i intereson zgjerimi

BEOGRAD- Minsitri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka deklaruar sot se normalizimi i raporteve me Kosovën do ta shpejtonte rrugën e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, po aq sa e ka shpejtuar përfundimi i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës.

Ndërkohë zyrtari i lartë serb ka vlerësuar se Bashkimit Europian nuk i intereson shumë zgjerimi.

“Duke e pasur parasysh krizën që ka goditur Bashkimin Evropian, çështja e zgjerimit nuk gjendet në maje të prioriteteve të liderëve evropian. Përkundër kësaj, ne po bëjmë gjithçka që të kemi lajme të mira. Është vështirë të pritet përfundimi, por shpresoj që dramatizimi i 9 dhjetorit është bërë në mënyrë artificiale në opinionin e brendshëm. Procesi i anëtarësimit në BE do të zgjas me vite”,- ka thënë Jeremic për Blic.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›