99-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Kosova feston Kuq e Zi
PRISHTINË- Me rastin e 99-vjetrorit të pavarësisë shqiptarët festojnë krijimin e shtetit shqiptarë me manifestime madhështore në Vlorë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, por edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe diasporë.
Kështu në Prishtinë do të organizohen një varg manifestimesh nga Komuna e Prishtinës, Lëvizjes Vetëvendosje, por dhe Aleancës Kuqezi. Në Shkup gjithashtu është parashikuar shënimi i Ditës së Flamurit, duke u përmbyllur me një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu” nën organizimin e lëvizjes “ZGJOHU!”.
Manifestime organizohen edhe në komunat e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Dibrës dhe vendbanime të tjera.
Në Luginën e Preshevës për dallim nga trevat tjera, sot do të organizohen protesta në dy komunat Bujanoc dhe Preshevë, në shenjë proteste kundër diskriminimit të shqiptarëve, me theks të veçantë për shkak të moslejimit të përdorimit të flamurit kombëtar, që ishte përdorur deri para ardhjes së regjimit të Sllobodan Millosheviçit.
Në Maqedoni gjithashtu janë parashikuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor të 99-të.
(el.me/BalkanWeb)