E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ja sheshi, ja mejdani hidhu Like kapedani..."

 

Ashtu si te gjitha fenomenet dhe dukurite shoqerore evoluojne ne sensin e zhvillimit, edhe sistemi zgjedhor nuk mund te jete nje shkemb i palevizshem perjetësisht.

Arritja e konsensusit politik midis forcave kryesore politike, PD-se dhe PS-se, per disa ndryshime te sistemit zgjedhor duhet pershendetur. Te gjithe qytetaret, pavarësisht perkatesise se bindjeve politike, madje edhe institucionet nderkombetare e pelqyen dhe e mbeshtetën.

Vetem lideret e partickave te vogla e kundershtuan dhe e anatemuan ate menyre radikale, madje e emertuan ate si marreveshje tradhtare, si puç kushtetues, se Edi Rama po bashkepunon me Sali Berrishen ne dem te se majtes etj. Flamurin e kesaj kundershtie, mllefin me te madh e ka shpalosur dhe e ka demonstruar me tone nervozizmi e shantazhi lideri i LSI-së, z. Meta.

Arsyeja e kundershtimit te sistemit te ri zgjedhor behet sepse partite e vogla me peshe minimale elektorale jane ne hall, pasi ato subjekte politike false nuk mund te livadhisin me, atyre po u lekunden pozitat dhe bashke me to edhe karriget, mandatet e pamerituara ne kuvend dhe gjithfarë perfitimesh dhe privilegjesh te panumërta personale.

Pra, gjithe kjo zhurme e zamallahi propagandistike e shoqeruar me akuza, fyerje, sharje e batutash pa kripe behet thjesht dhe vetem per pushtet.

Në fakt LSI nuk është nga ato parti që sistemi i ri e lë jashtë Parlamentit. Atëherë pse është turbulluar z.Meta? Mendoj se kriza e vërtetë e zotërisë në fjalë dhe LSI-së, është mbetja pa kauzë. Një parti pa kauzë, e ka të vështirë të ardhmen. LSI ka qenë partia e të pakënaqurve prej Nanos. Tani Nano nuk ekziston më. Kështu që ai nuk mund të jetë më arsyeja e ekzistencës së LSI. Ndaj kauza politike e radhës ishte antiberishizmi. Por marrëveshjet e hapura në Vlorë, Fier etj., kur votat e LSI u bashkuan me ato të PD për të nxjerrë jashtë vendimmarrjes PS-në, e dogjën dhe antiberishizmin si kauzë të LSI-së.

Kjo është kriza e vërtetë e LSI. Pyetja që duhet t'i bëjë vetes z.Meta është: Çfarë përfaqëson tani LSI?

Sistemi i ri zgjedhor i ka percaktuar qarte rregullat e lojes politike, prandaj ato lipset te pranohen, futur ne loje, bëj elektoratin per vete, fito sa me shume vota qe te marresh me shume mandate - qofte te daja nuk ka më. Ja sheshi, ja mejdani, hidhu trimo kapedani…

Le të bëhet politika më homogjene, te çlirohet nga shushunjat dhe prurjet e teperta qe deformojne dhe asfiksojne demokracine, qe ne parlament te mos vijne me deputete medioker qe vetem ngrohin kolltukët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›