E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat tregojnë interes për policimin

Deri më tani janë mbyllur aplikimet, ku duket se ka pasur një interes të lartë.

Sipas Policisë së Shtetit, kanë aplikuar 1.651 kandidate. Më datë 18 nëntor përfundoi faza e aplikimeve për kandidatet e interesuara për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”. Pas mbylljes së kësaj faze, tashmë pritet të zhvillohen fazat e tjera të testimeve.

Të gjitha kandidatet e interesuara do t’i nënshtrohen testimit me shkrim në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, në datat 10, 11 dhe 12 dhjetor, sipas përcaktimit të mëposhtëm:

o    Më datë 10 dhjetor 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve të Qarkut Tiranë, sipas këtij përcaktimi:
    Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantet e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0001-0275 (pjesa e parë).
    Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantet e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0276-0550 (pjesa e dytë).

o    Më datë 11 dhjetor 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve nga Qarqet Tiranë, Durrës, Dibër, Fier, Vlorë (pjesa e parë) dhe Berat sipas këtij përcaktimi:
    Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim aplikantet e qarkut Tiranë me kodin e aplikimit nga 0551-0638 dhe kodin 1650-1651 (pjesa e tretë), kandidatet e qarkut Fier me kodin e aplikimit 0807-0825 (pjesa e parë) dhe gjithë aplikueset e Qarqeve Durrës dhe Dibër.
    Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim kandidatet e qarkut Fier (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 0826-0966, kandidatet e qarkut Vlorë (pjesa e parë) me kodin e aplikimit 1037-1100 dhe gjithë aplikueset e qarkut Berat.

o    Më datë 12 dhjetor 2011, do të zhvillohet testimi me shkrim i kandidateve nga Qarqet Vlorë (pjesa e dytë), Kukës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër sipas këtij përcaktimi:
    Në orën 07.00’ do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim kandidatet e qarkut Vlorë (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 1101-1121, kandidatet e qarkut Kukës (pjesa e parë) me kodin e aplikimit 1331-1375 dhe gjithë aplikantet e qarqeve Gjiirokastër, Shkodër e Lezhë.
    Në orën 11.00’  do të paraqiten për t’iu nënshtruar testimit me shkrim kandidatet e qarkut Kukës (pjesa e dytë) me kodin e aplikimit 1376-1418, si dhe gjithë aplikantet e qarqeve Elbasan dhe Korçë.

Kandidatet duhet të paraqiten pranë Drejtorive të Policisë në Qarqe, ku kanë aplikuar, për t’u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t’i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim.

Korrigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatet do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim.

Kandidatet që do të shpallen fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të testimit, për të cilat do të njoftohen në vazhdimësi për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të tyre.

Policia e Shtetit, përmes këtij procesi që është ndërtuar bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidateve sa më cilësore për të shërbyer si punonjëse policie. Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatet e kualifikuara si më të mirat, përcaktuar nga një proces i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët. /Start/

                                                                                             2011-11-25 08:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›