E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralizohet nga aksidenti, kompania e sigurimeve nuk e dëmshpërblen

Sigurimi i jetës është një praktikë që sapo ka hyrë edhe në Shqipëri. Por duket se kjo funksionon vetëm në njërin sens. Në atë, që qytetarët të paguajë paratë pranë kompanive të sigurimit, pasi në rast aksidentesh, kompanitë nuk të dëmshpërblejnë.

Tiranë – Nëse ke fatin të kafshohesh nga një qen në ndonjë nga vendet e Bashkimit Europian, t’i do të marrësh një dëmshpërblim të majmë. Nëse të qëllon të jesh më pushime në Paris dhe të shtyn dikush në trotuar, do të kesh të njëjtin fat të mirë. Nëse je brenda të njëtit kontinent, por n렠Shqipëri,  mund të ndodhë që të aksidentohesh, të plagosesh, të ngelesh i paaftë për punë, madje deri edhe të vdesësh dhe ke pak shance të dëmshpërblehesh.

Në kuadër të këtij realiteti të hidhur, ku integriteti fizik dhe moral i qytetarëve shqiptar është kaq lehtë i cënueshëm dhe kaq rrallë i dëmshpërblyer, gazeta IDEA vijon me vëzhgimet e saj mbi paditë e shkaktim-dëmit në Gjykatën e Tiranës.

Këtë herë IDEA po bën publike një padi Shkaktim Dëmi ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Atlantik sh.a.                                                                                                    Qytetari Sajmir Hokja ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë me datë 29.04.2011, një padi kundër shoqërisë së sigurimeve ATLANTIK.  Z. Hokja i pajisur me siguracion jete pranë ATLANTIK  ka pësuar me datë 01.10.2009 një aksident me pasojë paaftësinë e përhershme në punë. Në bazë të ligjit, shoqëria e sigurimeve ATLANTIK duhet të kishte mbuluar dëmin pasuror dhe jo pasuror të të aksidentuarit si dhe shpenzimet e tjera të ardhura si pasojë e aksidentit. Detyrim që kompania në fjalë nuk e ka përmbushur edhe pas kërkesave të shumta të klientit të saj.

Kjo arsye e ka çuar Sajmir Hoken në dyert e gjykatës për të kërkuar  dëmshpërbilim që i takon me ligj dhe për të cilin ai i ka parapaguar siguracion kompanisë. Gjykata e Tiranës e mori çështjen e tij në shqyrtim në datën 03.06.2011. Në 6 seanca gjyqësore të deritanishme është bërë e mundur njohja  e palëve me pretendimet si dhe përgatitja e një akt ekspertize. Seanca e fundit u shty me këtë arsye, me njohjen e palëve me akt ekspertizën. Edhe pse kjo nuk është një çështje nga ato të listës antike të Gjykatës së Tiranës që kanë vite që flenë nëpër sirtarë, afati i shqyrtimit të saj është drejt skadimit të mesatares së kohëzgjatjes.

Ndërkohë z. Sajmir Hokja, i mbetur tashm렠i paaftë për punë që prej dy vitesh, do t`i duhet të presë seancën e rradhës për t`i shkuar një hap më afër vendimit që do t`i sigurojë ose jo të ardhmen në bashkëjetesë me paaftësinë.  Të mos jesh i siguruar është problem në çdo vend të botës. Të jesh i siguruar mbase është problem vetëm në një vend si ky i yni. Sepse t`i paraprish rrezikut duke siguruar jetën dhe të parapaguash për një shërbim që nuk e merr edhe në rastet kur fati të dënon me  paaftësi  për punë, ky po që është problem.

Matilda Alku / IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ferri i sigurimeve, kompanitë nuk paguajnë dëmet
  2. Skandali i sigurimeve në Kosovë: 13 të arrestuar
  3. Kompania e sigurimit nuk paguan dëmshërblimin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›