E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet një 45-vjeçar me dy kg drogë

Burime zyrtare sqaruan se droga u sekuestrua orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa është arrestuar shtetasi Kastriot Malci nga Miloti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 45 vjeçarit Malci, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e drogës, e ndodhur në karrocerinë e automjetit brenda një çante plastike, ndërsa 45 vjeçari do të hetohet nën akuzën e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike"./Start/

                                                                                             2011-11-25 09:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›