"Fenix", dy te tjere ne pranga
Dy persona kane rene dje, ne prangat e policise pasi dyshohet te jene anetare te grupit "Fenix", te cilet akuzohen per "vjedhje me dhune e arme te pasurise se tjetrit", "shkaterrim prone me eksploziv", dhe "armembajtje pa leje". Bexhet Hajdar Halluci, 18 vjec, banues ne Kukes dhe Sherif Skender Selaj, 23 vjec, banues ne Has jane arrestuar nga policia, pas urdhrit te dhene nga ana e Prokurorise se Tiranes. Emrat e dy te rinjve dyshohet se kane dale nga hetimet e kryera disa dite me pare, per 7 bashkepunetoret e vene ne pranga vetem 5 dite me pare. Dy te arrestuarit dyshohet se ne bashkepunim me shoket e tyre kane kryer nje numer te madh vjedhjesh, gjate tre muajve te fundit ne kryeqytet. Materialet hetimore ne ngarkim te Hallucit dhe Selajt, i kaluan Prokurorise se Tiranes.