Zani Caushi, shpetoi efektivin
Tirane- Ish-punonjesi i Policise Vlore, Eduart Aliaj i rrembyer nga te dyshuarit, si autor i ngjarjes ne Qafe Gashte me 4 marsi te vitit 1997, eshte shpetuar nga ish "i forti i Vlores", Zani Caushi. Deshmitari Xhevat Kocia tregoi dje para gjykates, momentet e para te ngjarjes, gjetjen e trupit te pajete te Gjergj Mehmetit te karbonizuar, si dhe kujdesin per Aliajn. Perpara gjykates deshmitari nuk permendi emra autoresh.
Deklarata
Xhevat Kocia ish-ushtarak, deklaroi dje se diten e 4 marsit te vitit 197 ka qene duke pire kafe ne qender te Sarandes, se bashku me shokun e tij Fuat Karalliun. "Ka qene pasdite, kur Asllan Brinja, nje qytetar nga Saranda, na informoi se ne Qafe-Gjashte po vriteshin njerez. Me tha 'O tate', kush eshte ushtarak te vije menjehere. Kam hipur ne makine me Fuatin dhe jemi nisur per ne Qafe -Gjashte", ka nisur te tregoje deshmitari. Sipas tij, kur kane arritur ne vendngjarje kane pare me shume se 1500 persona, burra e gra te moshuar dhe te rinj, te cilet ishin duke kaluar dhe uleritur. Ne te njejten kohe, sipas tij, ne Qafe- Gjashte degjoheshin krisma. Me pas deshmitari ka bere te ditur se, ka marre nje megafon dhe i ka kerkuar njerezve, qe te mos qellonin me arme. "Pervec rremujes kam pare Eduart Aliajn, qe ishte i lidhur dhe ka qene i qelluar. Ka pasur dhe njerez me kapuc, te cileve iu kam kerkuar qe t'i hiqnin. Me pas ate qe u more peng, e kam derguar ne spital. Jam interesuar per te. I kam dhene cigare dhe ushqim. Madje i kam kerkuar Ristan Lapit qe te kujdesej dhe te mos e keqtrajtonin. Me pas mora vesh qe kishte ardhur Zani Caushi dhe e kishte marre", ka theksuar deshmitari. Sipas Kocias, polici Aliaj nuk kishte mundesi te largohej nga spitali, pasi jeta e tij dhe e policit ishte e kercenuar dhe mund te merrte ndonje plumb te panjohur. Perpara gjykates, deshmitari ka sqaruar se kishte pare edhe makinen e djegur, ne te cilen ndodhej viktima Gjergj Mehmeti. "Kur kam shkuar tek automjetit pashe nje njeri te djegur. Ai ishte i ulur ne sediljen e pasme", ka vazhduar me tej ai. Ne fund deshmitari i ka bere me dije gjykates se ishte futur edhe ne nje kotec pulash per te pare se ku ndodhej Sokol Bizhga. Per kete te fundit mesohet se, kishte marre dijeni se kishte mundur te largohej, sapo kishte ndodhur ngjarja. Deshmitari gjithashtu sqaroi se, nuk dinte cilet ishin autoret e kesaj ngjarjeje, pasi ai nuk kishte qene deshmitar okular.
Deshmia
Pas deshmise se dhene nga ana e deshmitarit Xhevat Kocia, prokurori i kerkoi trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi, qe deshmitaret te cilet mungonin ne proces, te shoqeroheshin nga oficeret e policise. Ndersa per dy ish-efektivat, Eduart Aliajn dhe Myzafer Blushin prokurori kerkoi leximin e deklarimeve te tyre, pas pergjigjes se mberritur ne gjykate per vendndodhjen e tyre jashte Shqiperise. Kerkesa u kundershtua nga ana e avokateve mbrojtes, te cilet kerkuan qe te rithirreshin dhe te njoftoheshin ne adresat qe kane lene per prokurorine. Nga ana tjeter mbrojtesit sqaruan se ne rast se dy deshmitaret okulare nuk kane te ardhura per t'u paraqitur ne sallen e gjyqit, atehere gjykata duhet t'i pyese, ne shtetin ku ata banojne. Kerkesa e mbrojtesve u more parasysh. Mesohet se Eduart Aliaj, ish polici i marre peng nga te dyshuarit si autore te Qafe- Gjashtes, ndodhet ne Komo te Italise.
"Ky, ka qene kryetari i SHIK-ut"
Deshmitari Xhevat Kocia ka debatuar dje me nje nga avokatet mbrojtes te ketij procesi gjyqesor. Sapo trupi gjykues i ka dhene fjalen avokatit Alfred Duka, per te pyetur deshmitarin, ai ka reaguar duke i kerkuar gjykates qe te bente nje pyetje. Deshmitari Kocia, pasi nuk eshte lejuar qe te pyese gjykaten, ka deklaruar me ze te larte se: "Po, ky ka qene kryeri i SHIK-ut ne Sarande, nuk e di kush e ka pranuar kete ketu". Avokati ka reaguar duke iu kthyer: "Komiteti yt, Xhevat bej". Debati eshte nderprere nga gjykata. Ne momentin qe avokati Duka ka nisur per ta pyetur me detaje deshmitarin, mbrojtesi Ferdinand Ndoja, ka theksuar "nese kolegu di gjera me shume, le te dale te jape deshmi".
Kater efektivat ne Sarande, per ringritjen e komisariatit
Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit e ketij procesi, ka ndodhur ne 4 mars te vitit 1997. Nga hetimet ka rezultuar se Sokol Bizhga, Gjergj Mehmeti, Myftar Blushi dhe Eduart Aliaj, efektiva policia ne Vlore, kane udhetuar drejt Sarandes me qellim ringritjen e komisariatit. Duke pare qe komisariati nuk mund te rikthehej ne gjendjen qe kishte qene, kater efektivat jane nisur per t'u kthyer serish ne qytetin e Vlores. Nga hetimet ka rezultuar se ata jane sulmuar ne Qafe-Gjashte, ku si pasoje e ketij sulmi, te dyshuarit si autore, kane marre peng efektivin Aliaj dhe kane djegur per se gjalli Gjergji Mehmetin. Prokuroria e Krimeve te Renda ka si te pandehur per kete ngjarje: Vladimir dhe Nestor Sinanin, Alqi Pagunin, Edmond Sejkon, Eduart Cipen, Arben dhe Mikel Kendezin, Aleksander Balen, Agron Qurku dhe Ristan Lapen.
R.Caushaj