2 mije leke, per pak minuta intimitet
Tirane- Dy mije leke, kundrejt disa momenteve intime. Kjo ishte tarifa e vendosur nga 40 vjecarja, Sofie Aliaj, e cila punonte si punonjese seksi ne hotelin "Drilon". Specialistet e seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme, kane vene ne pranga edhe pronarin e hotelit, Sulejman Shehun. Nderkohe ne Komisariat jane shoqeruar edhe shtate vajza, te cilat mesohet se vinin nga rrethet e ndryshme te vendit, por qe dyshohet se kryenin marredhenie seksuale me pagese, me kliente te ndryshem ne kete hotel.
Operacioni
Agjentet e seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme kishin disa kohe qe kishin nisur hetimet, ne lidhje me veprimtarine qe kryhej ne kete hotel. Operacioni i koduar "Driloni" i organizuar dje, rreth ores 14;00 pas bllokut te ambasadave, i ka dhene fund survejimeve disa mujore. Ne pranga te policise ra 40 vjecarja Sofie Aliaj, e cila u kap ne flagrance, ne momentin kur kishte dale klienti i pare dhe ishte duke hyre klienti i dyte. Te dy klientet jane shoqeruar nga policia dhe jane marre ne pyetje, ndersa me pas jane lene te lire. Po ashtu policia vuri ne pranga pronarin e hotelit, Sulejman Shehun, ndersa u shoqeruan edhe shtate vajza, te cilat ndodheshin ne ato momente ne godinen dy kateshe, qe sherbente si baze prostituimi. Sipas burimeve nga policia, Sofie Aliaj, dyshohej se ushtronte "profesionin" e prostitutes kundrejt 2 mije lekeve, per klient. Gjate momentit te arrestimit, ajo kishte grumbulluar shumen prej 30 mije lekesh, duke rezultuar se deri ne momentin e arrestimit, kishte kryer marredhenie me 15 kliente. Nga ana tjeter burime nga policia shtuan se, ne hotel ndodheshin edhe shtate vajza. Nga informacionet e mberritura ne rruge operative dyshohet se, vajzat kryenin marredhenie seksuale me pagese. Vajzat, te cilat ishin nga rrethe te ndryshme te vendit si Tirana, Vlora dhe Skrapari, jane lene te lira menjehere pas marrjes se tyre ne pyetje. Burimet shtuan se nuk kishte asnje prove per t'i akuzuar ato. Policia ka ngritur akuzen e "mbajtjes se lokaleve per prostitucion", per pronarin e hotelit. Ndersa 40-vjecarja akuzohet per vepren penale te "ushtrimit te prostituimit". Policia i sekuestroi Aliajt, shumen prej 30 mije lekesh e perfituar vetem pergjate dites se djeshme, nga kjo veprimtari e paligjshme. Gjithashtu, ne cilesine e proves ka bllokuar hotelin "Drilon".