E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiti parate e firmes " Rryta", denohet me 13 vjet burg

TIRANE - Gjykata e Tiranes ka deklaruar fajtor te pandehurin Alfred Xhepa, duke e denuar me 13 vjet burgim. Vendimi u dha dje nga gjyqtari Altin Abdiu. Sipas vendimit te gjykates, Alfred Xhepa 26 vjec, eshte autor i grabitjes me arme te 35 milione lekesh, pasuri e firmes "Rryta", shifer kjo e deklaruar nga vete pronari i firmes, Shkelqim Rryta. Ngjarja per te cilen akuzohet Xhepa ka ndodhur me 14 shkurt te vitit 2004, kur se paku dy persona, te maskuar dhe te armatosur hyne ne ambientet e magazinave te Shkelqim Rrytes, ku mbeten te plagosur dy rojet e firmes "Rryta". Nga ana e pronarit te firmes u pretendua se grabitesit, moren shumen ne shifren 35 milione leke, ndersa policia pretendonte nje shifer 7 here me pak. Hetimi per kete ngjarje vazhdoi per me teper se tre vjet. Kane qene gjurmet e gishtave, qe zbuluan autorin e ngjarjes. Megjithate gjate gjithe kohes kur u shqyrtua ceshtja, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzen. Qe ne fillim prokuroria deklaroi se autori eshte Alfred Xhepa dhe se, ne baze te ligjit duhet te deklarohet fajtor e te denohet me 13 vjet burg. Ndersa nje seance me pare mbrojtja dhe i pandehuri, kane kerkuar pafajesi nga gjykata. Mbrojtja dhe i pandehuri kane pretenduar se nuk ishte Xhepa, autor i kesaj vepre penale dhe se ky i fundit nuk njihej si person me precedente penale. Nderkohe mesohet se edhe gjate marrjes ne pyetje nga oficeret e Policise Gjyqesore, ai ka mbajtur te njejtin qendrim, duke preferuar te mos jape shume shpjegime per akuzen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›