Ferati: Jam i gatshëm të kontribuojë që në veri të sundojnë rendi dhe ligji

Ish-ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me shpërbërjen e strukturave paralele, sundimin e ligjit, krijimin e komunës dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.
“Në veri duhet të implementohen ligjet e Republikës së Kosovës. Qytetarët e asaj pjese duhet t’i marrin kompetencat dhe resurset e tyre të fuqishme duke i zgjedhur liderët e tyre në bazë të ligjeve të shtetit tonë”, ka thënë Ferati për gazetën “Epoka e Re”, i cili është shprehur i gatshëm të kontribuojë për integrimin e veriut./Indeksonline/