Qosja: S’më ftuan, se druheshin se flisja keq për Qeverinë

Duke folur për 100 vjetorin Qosja ka thënë se “Historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 vjetëve është një histori e dhimbshme. “Por, historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 vjetëve njëkohësisht është edhe plot përpjekje që këto mundime të parandalohen dhe të mënjanohen prej jetës së saj”, ka thënë ai.
Duke folur për mosftesën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në konferencën shkencore që mbahet për nder të 100 vjetorit, Qosja ka thënë se nuk e kanë ftuar.
“Në atë konferencë shkencore solemne, Akademia e Shkencave nuk më ka ftuar, megjithëse është kërkuar prej organit organizues, komisionit zgjedhor, së paku kështu ka shkruar shtypi. Nuk me kanë ftuar, sepse Akademia e Shkencave të Shqipërisë, mendoj një numër i dukshëm i anëtarëve të saj, ende nuk kanë krijuar parësinë politike, shkencore, intelektuale që duhet të ketë Akademia me të gjithë anëtarët e saj. Sigurisht nuk më kanë ftuar, për shkak se mund ta kenë si shqetësim se cfarë mund të them unë aty që s’do të pëlqehej prej qeverisë së Shqipërisë, që nuk do të pritej mirë prej pushtetit”, ka thënë akademik qosja.