Ferdinand demtohet, Anglia kerkon nje kapiten tjeter
Rio Ferdinand e konsideroi veten e tij "te denuar", pas demtimit te ligamentit, ne stervitjen e fundit. Ashtu sic ka ndodhur edhe me lojtare kyc te disa ekipeve te tjera, para Boterorit, ka mbetur jashte kombetares se Anglise kapiteni Rio Ferdinand. 31-vjecari u perplas me sulmuesin Emil Heski ne stervitje dhe pas ekzaminimeve mjekesore rezultati per te eshte i hidhur: Ferdinand do te mungoje gjashte jave. Rio Ferdinand po mendon tashme qe te udheheqe Angline ne finalet e Kupes se Botes se vitit 2014. "Rio ka rene edhe moralisht poshte, nga demtimi i fundit. Ai nuk po kupton asgje. Shpresojme qe te rikthehet dhe te drejtoje Angline ne finalet e Boterorit te ardhshem", - theksoi agjenti i mbrojtesit te Anglise. Gjithashtu sqarohet se demtimi i fundit i Rio Ferdinand nuk ka lidhje me asnje nga demtimet e tij te kaluara dhe per fat te keq mbrojtesi do te mungoje para nje prej eventeve, qe e enderronte prej kohesh. Ferdinand u shpreh se kishte kohe qe pergatitej dhe mendonte qe te fitonte Kupen e Botes me fanellen e Anglise. Edhe Devid Bekam do te mungoje ne keto finale, pasi u demtua disa ndeshje me heret. Ferdinand mori shiritin e kapitenit vetem pak kohe me pare dhe mendoj se do te udhehiqte Angline, por per fat te keq, ai nuk do te luaje ne finalet e Kupes se Botes.