E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baston, edhe Brazili me demtime

Majkell Baston i Brazilit u demtua dhe mund te mbetet jashte Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010". Ai pesoi nje demtim te papritur ne miqesoren e fundit te Brazilit dhe gjate seances stervitore te se premtes ai nuk doli, cka ka shtuar dyshimet se mund te mos bashkohet me ekipin e "Sambas", gjate Boterorit te ardhshem. 26-vjecari Lionit, i cili parashikohej qe te ishte edhe pjese e skuadres se tij ne fushe, eshte vene ne kujdesin e stafit mjekesor. Nuk ka ende ndonje informacion me te hollesishem ne lidhje me gjendjen me te fundit te tij, por ashtu si ekipet e tjera Kombetare, edhe Brazili nuk ka mbetur pa u prekur nga fenomeni ne fjale. Pese here Kampionet e Botes do te luajne ne ndeshjen e pare te finaleve te Boterorit "Afrika e Jugut 2010", ndaj Korese se Veriut, me 15 qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›