E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda, ne Boteror pa Robenin

Lojtari i krahut te Holandes, Arjen Roben doli i demtuar nga fusha e lojes, gjate miqesores se djeshme me Hungarine dhe rrezikon te mbetet jashte finaleve te Kupes se Botes. Roben konsiderohej lojtari me i rendesishem i formacionit te portokallinjve, ne vigjilje te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Futbollisti i Bajernit te Mynihut do t'i nenshtrohet ekzaminimeve mjekesore dhe pritet te jepet sot verdikti final, ne lidhje me shkallen e demtimit te tij. Fitorja e thelle 6-1, qe shenoi Holanda gjate dites se djeshme, e humbi shkelqimin ne fund, kur Roben u detyrua te largohej i demtuar nga fusha e lojes. Roben, i cili u aktivizua ne pjesen e dyte te ndeshjes se djeshme, shenoi dy gola para se te largohej, pese minuta para mbylljes se ndeshjes miqesore. Robin van Persi, Uesli Shnajder, Mark Van Bobel dhe Eljero Elia ishin autore te golave te tjere, per "tulipanet". Nuk ka shume fjale per te pershkruar demtimin e fundit te holandezit, Arjen Roben, vecse trishtim ne kampin e skuadres se Holandes. "Mendova me vete, se kjo nuk mund te ishte e vertete, - theksoi trajneri i Holandes, Bert van Marvijk- ai beri nje levizje natyrale dhe u demtua krejt papritur." Van Marvijk theksoi gjithashtu se Roben mund te mos fluturoje me ekipin e Holandes, drejt Afrikes se Jugut, ku do te zhvillohen finalet e Kupes se Botes. "Shpresoj qe ai te kthehet dhe demtimi te mos jete i rende." Van Persie theksoi se shpreson qe Roben te jete "OK" dhe gati per ne finalet e kupes se Botes. "Shpresoj qe ai te rikuperohet, sepse eshte nje lojtar shume i rendesishem per ekipin tone",- shtoi Van Persi. "Te gjithe jane te tronditur me lajmin, pasi na erdhi ne nje moment kur Boterori po afron", - shtoi futbollisti i Arsenalit. Ne miqesoren e djeshme golin e vetem per ekipin e Hungarise e realizoi Balazs Dzudzsak. Holanda e kontrolloi ndeshjen dhe arriti qe te realizonte plot gjashte gola, ne porten kundershtare. Holanda ndertoi sulme te shpejta dhe shenoi pese gola ne pjesen e dyte. Roben realizoi vetem pak minuta para se te demtohej golin e fundit ne favor te skuadres se tij. Me Arjen Robenin ne sulm, "tulipanet" konsideroheshin skuadra me sulmin me te forte, para finaleve te Kupes se Botes.
A. Muraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›