E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Uejni Runi eshte ne forme te shkelqyer

Frank Lampard ka paralajmeruar Shtetet e Bashkuara se sulmuesi Uejn Runi eshte ne forme te shkelqyer dhe pritet te tregoje veten ne ndeshjen e se shtunes tjeter. Shtetet e bashkuara dhe Anglia do te ndeshen ne ndeshjen e pare te Kupes se Botes. Ne kampin anglez konsiderohet pike e dobet sulmuesi Runi, i cili nuk i perballon dot nervat dhe largohet shpesh me karton te kuq nga loja. Pikerisht, per kete arsye, kundershtaret e Anglise po mundohen te perfitojne nga kjo dobesi e lojtarit te sulmit te "Tre Luaneve". Ne fillim te karrieres se tij, lojtari i Mancester Junajtid ka dale me karton te kuq dhe ka ndikuar keq, per ekipin e tij. Por kjo nuk ka per te ndodhur me, sepse Lampard beson se Anglia ka ne perberje sulmuesin me te mire dhe qe ka ftuar pjekurine qe i duhet per te bere maksimumin. Per shkak te se kaluares, Runi konsiderohet edhe nje pike e dobet e ekipit te tij: - "Nuk e di se pse mund te flitet keshtu per Uejni Runin. Te gjithe kane pare nje lojtar qe ka ardhur duke u pjekur me kalimin e viteve. Nuk mendoj se ka ndonje arsye per mos iu trembur aftesive te tij". Para startit te aktivitetit, mesfushori anglez flet ne lidhje me pergatitjet."Disiplina eshte gjeja me e rendesishme per nivelin e futbollit te nje ekipi,- theksoi Frenk Lampard -duhet te kuptojme se 11 lojtare kane te gjithe ekipet, por ne fund detajet dhe gjera te vogla mund te ndryshojne rrjedhen e lojes." Anglia do te nise finalet e Kupes se Botes me pretendime te larta, per te fituar ne fund trofeun. Ka ndodhur qe skuadra me e mire te largohet, vetem prej faktit se gjate lojes nje lojtar ndeshkohet me karton te kuq. "Nese nje lojtar merr karton te kuq, per shkak te nje gjesti ne fushe, ekipi denohet dhe kjo sjell efekte ne rezultatin. Boterori eshte ne syte e botes dhe incidente te ketij lloji kane ndikuar ne objektivin final", - perfundoi Frenk Lampard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›