Fergi: Uejn Runi është në superformë
Uejn Runi është kthyer në formën e tij më të mirë për Manccester Junajtid, pas telasheve në sezonin e kaluar dhe tani është duke fluturuar në fushë, ka thënë menaxheri Sër Aleks Ferguson. Edicioni i kaluar ishte më i vështirë në karrierën e deritashme të Runit pasi paraqitjet e tij për “Djajtë e Kuq” ishin të dobëta njësoj si ato me Anglinë në Kampionatin botëror 2010. Por, sulmuesi anglez impresionoi në përfundim të sezonit dhe filloi edicionin e ri në ritëm të njëjtë duke realizuar gol kundër Uest Bromuçit në xhiron e parë në Premierligë. Ferguson beson se telashet i takojnë të kaluarës. “Ndodhën një vit më parë, tani kemi ecur përpara. Uejn ka fluturuar në përgatitje. Forma e tij fizike është e shkëlqyer. Ai e ka energjinë e njëjtë gjatë gjithë kohës. Është futbollist i palodhur në fushë dhe asnjëherë nuk qëndron në një vend. Ai është vlerë e jashtëzakonshme”, tha Ferguson. “Është interesant të shohim si do të kombinohet me Uellbekun. Të dy janë duke punuar shumë mirë. Pas rikthimit të “Chicharito”-s do të kem problem në përzgjedhje rreth sulmuesve, sepse edhe Berbatov është paraqitur mirë në përgatitje”, përfundoi Ferguson