Facemelt: Rita plot ritëm

Rita ka bashkuar forcat me “Hunger Magazine” për të prodhur një videoklip për këngën e saj "Facemelt", që bën pjesë në albumin e saj debutues “Ora”.
"Facemelt", është punuar nga britaniku DJ Switch ndërsa nuk është lansim zyrtar.
Videoklipi është kombinim I ngjyrave bardh dhe zi, me skena ku shkëlqen ngjyra e kuqe.
Ritmi i kësaj këngë është premtues dhe sipas mediave të huaja ka të gjitha parakushtet për tu kthyer në hit.
Ndërkohë, Rita është duke punuar në albumin e saj të dytë, që sipas disa zërave, pritet të publikohet para fundit të vitit 2013. /Indeksonline/