Berisha: Gazetarët në hetim për nxitjen e dhunës

Kryeminstri Berisha ka deklaruar se puçi i 21 janarit edhe dëmtoi rëndë imazhin e vendit nuk do të ndalë dot reformat në vend.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha theksoi se buxheti afatmesëm që do të miratohet nga qeveria do të bëjë të mundur shërimin e plagëve nga flakët që shkaktoi puçi.
“Ky buxhet përbën levën e Arkimedit për shndërrimin e Shqipërisë brenda vitit 2017 në një vend të zhvilluar pa zjarrvënie, një vend që ecën drejt një horizonti të ri” theksoi Berisha.
Ndërkohë duke iu referuar edhe njëherë kërkesës së komisionit hetimor për të marrë tabulatet telefonike të 4 gazetarëve, shefi i qeverisë theksoi se kjo kërkesë vjen jo si pasojë e profesionit të tyre por të urdhrave që kanë dhënë.
“Një hetim parlamentar për 3-4 gazetarë nuk ka lidhje me gazetarinë e tyre por me implikimin e tyre dhe me urdhrat e tyre direkt me puçin” theksoi Berisha duke shtuar se asnjëherë nuk do të paditet ndonjë gazetar për shkrimin e tij.
Ndërkohë kryeministri Berisha ka garantuar se zgjedhjet lokale të 8 majit do të jenë transparente dhe sipas standarteve europiane.
“Ne jemi të vendosur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne premtojmë se ne do të konsolidojmë rezultatet e arritura dhe do të përmirësojmë çdo hallkë dhe do ta bëjë një proces tërësisht transparent” theksoi Berisha.
vijon..