E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres prezantohette Çelsi: Krenar qëvij në këtë klub

ANGLI- Fernando Torres është prezantuar në klubin e Çelsit, ku do të luajë për 5 sezone e gjysmë. Ai u largua të hënën në mbrëmje nga Liverpuli, pasi blutë e Londrës paguan një shumë të çmendur prej 50 milionë stërlinash apo 50 milionë paund.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu, - deklaroi spanjolli në momentin e prezantimit. – Kanë qenë dita të mbushura me negociata të ethshme, por në fund mund të them se jam futbollist i Çelsit dhe se jam shumë i lumtur”.
Torres deklaroi gjithashtu se me kalimin te Çelsi shpreson të bëjë një hap përpara në karrierën e tij. “Është një klub i madh, ndoshta më i madhi në Evropë dhe unë jam gati për këtë sfidë. Mezi pres të nis stërvitjen me shokët e mi të rinj”, deklaroi sulmuesi i kombëtares spanjolle, autor i 81 golave në 142 ndeshje me fanelën e Liverpulit.
Fernando Torres nuk do të luajë në ndeshjen me Sandërlendin, ndërsa ai do ta bëjë debutimin në ndeshjen e fundjavës, kundër ish-skuadrës së tij, Liverpulit. Përveç Torres, Çelsi bleu edhe mbrojtësin brazilian David Luiz për shifrën e 25 milionë stërlinave, duke u bërë në këtë mënyrë mbreti i merkatos së janarit.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Torres prezantohet te Çelsi: Krenar që vij në këtë klub

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›