E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Chelsea është rikthyer në formë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është i kënaqur me fitoren ndaj Wolves dhe ka shfrytëzuar rastin për të provokuar rivalin lokal, Manchester Cityn.

City tani do të ketë dy ndeshje para se United të rikthehet në fushë sërish, së pari kundër Chelseat në derbin e të mërkurës, dhe gjatë fundjavës do të vizitojë Stoke Cityn.

“Ata kanë një ndeshje të madhe të mërkurën, sigurisht. Chelsea është rikthyer në formë andaj do të jetë vërtet interesante. E rëndësishme është që ne të bëjmë punën tonë”.

“Ka edhe nëntë ndeshje të mbetura dhe ne duhet të t`i mbajmë ata poshtë në tabelë. Shpresojmë që ndeshjet të përfundojnë dhe ne ta arrijmë atë që dëshirojmë”, ka thënë Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›