E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muamba mbetet në gjendje kritike

Mesfushori i Bolton Wanderers, Fabrice Muamba, vazhdon të jetë në gjendje kritike në Spitalin e Londrës.

Në një deklaratë të klubit anglez të dielën në mbrëmje, u konfirmua se nuk ka pasur ndryshime në shëndetin e Muamba pasi më herët stafi zbuloi se ata kishin punuar dy orë për të rivënë në funksion zemrën e 23-vjeçarit.

“Fabrice Muamba mbetet në gjendje kritike në kujdesin intensiv në në Spitalin e Londrës”, shkruhej në deklaratë.

Futbollisti u dërgua në spital të shtunën pasi humbi ndjenjat në White Hart Lane kur pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes të çerekfinales së Kupës FA kundër Tottenham Hotspur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›