Starton java e 8-të, të gjithë me sytë nga Korça
TIRANË- Superliga shqiptare e futbollit starton sot me tre sfidat e para të javës së tetë të saj, ku natyrisht ajo e orës 17:00 në Korçë, mes Skënderbeut dhe Tiranës, është më e rëndësishmja. Ndërsa, në orën 14:00 do të luhen dhe dy sfida të tjera, Luftëtari- Flamurtari dhe Apolonia-Tomori.
Skënderbeu- Tirana, Supersfida e javës së 8-të-
Skuadra korçare, kampione në fuqi e superligës, është ndeshur 126 herë me bardheblutë. Sipas statistikave, 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë fituar 61 takime, barazuar 39, ndërsa kanë humbur 26 herë. Trajneri i bardhebluve, Artur Lekbello, në përfundim të stërvitjes së fundit, para nisjes për në juglindje, gjatë një prononcimi është shprehur optimist për sfidën e të shtunës, ndërsa vlerëson forcën e kundërshtarit. “Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që paraqet kjo sfidë, por Tirana ka një grup cilësor, i cili është i aftë dhe ka nivelin e duhur për të zhvilluar një sfidë të mirë në Korçë”, tha ai. Sipas Lekbellos, “ sfida e sotme ka një rëndësi të madhe për klasifikimin pasi një trepikësh në Korcë na jep mundësi të ruajmë hapin me kryesuesen dhe është detyra jonë tia dali mbanë ndaj skuadrës së Skënderbeut”.
Formacioni i mundshëm që Lekbello pritet të hedhi në fushë ka pak ndryshime. Në portë si gjithnjë Ilion Lika, përpara tij do të luaje dyshja Dushku dhe Pashai, ndërsa në krah, Karaj nga njëra anë dhe Ahmataj nga krahu tjetër. Sa i takon mesfushës, Karabeci me Kalarin do të jenë ata të cilët kanë për detyrë të ndërtojnë lojën, si dhe të shkatërrojnë sulmet kundërshtare, ndërsa krahët do të mbulohen nga Mario Morina dhe Gilman Lika, në sulm si gjithnjë Mirel Çota.
Luftëtari-Flamurtari dhe Apolonia-Tomori sfidat e para të javës së 8-të të superligës -
Janë dy sfidat e para të cilat do të hapin javën e tetë të supërligës. Ndeshja mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, apo derbi i jugut kthehet pas pesë vitesh mungesë. Skuadra gjirokastrite ndodhet në vendin e 10 me 7 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të 11-të.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen në këtë takim pas humbjes në Ballsh ndaj Bylisit me rezultatin 2-0, ndërsa skuadra vlonjate vjen pas humbjes në Kavajë ndaj Besës. Skuadra e drejtuar prej spanjollit, Hulian Rubio, ndodhet shumë më poshtë pretendimeve të fillimsezonit dhe sipas trajnerit të kuqezinjve ndeshja në Gjirokastër mund të jetë pika e kthimit për klubin.
Sa i takon sfidës së Fierit, mes dy skuadrave të fundit në klasifikim Apolonisë së vendit të 13-të me 3 pikë, 1 më shumë se Tomori i vendit të fundit, ajo pritet e ashpër. Të dyja skuadrat shpresojnë të marrin pikët maksimale në një takim të drejtëpërdejtë.
Tomori në ndeshjen e fundit për kampionat barazoi në minutën e fundit me Vllazninë në Berat, ndërsa Apolonia humbi në Laç 1-0.
Ditën e Shtunë:
-Ora 14:00, Luftëtari (Gjirokastër)- Flamurtari (Vlorë)
-Ora 14:00, Apolonia (Fier)- Tomori (Berat)
-Ora 17:00, Skënderbeu (Korçë)- Tirana
Ditën e Dielë:
-Ora 14:00,Kastrioti (Krujë)- Besa (Kavajë)
-Ora 14:00,Kukës –Teuta (Durrës)
-Ora 14:00,Bylis (Ballshi)- Laçi
-Ora 17:00,Vllaznia (Shkodër)- Shkumbini (Peqini)
KLASIFIKIMI:
1. Skënderbeu 17 pikë
2. Besa 14
3. Tirana 13
4. Vllaznia 12
5. Kukësi 11
6. Laçi 11
7. Teuta 10
8. Kastrioti 9
9. Bylis 8
10. Luftëtari 7
11. Flamurtari 6
12. Shkumbini 6
13. Apolonia 3
14. Tomori 2 .
(d.b/BalkanWeb)