E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Duhet të vijë Mourinho

Sir Alex Ferguson e ka rikonfirmuar mendimin e tij se në vend të tij si trajner i Manchester United, duhet të vijë Jose Mourinho. Trajneri skocez është i bindur se Mourinho është njeriu i duhur.

"Absolutisht ai mund të arrijë kudo. Gjithmonë mendoja se një trajner që nuk ka qenë më parë lojtarë, nuk mund të jetë trajner i mirë, por Mourinho më ka demantuar. Ai ka një personalitet të fortë dhe mund të jetë garues në secilën ligë. Mendoj se ai duhet të jetë pas meje trajner i Manchester United" deklaroi Ferguson.

Fergie dhe Mourinho thuhet të jenë takuar 2 javë më parë në "Hotel Lowry" në Manchester./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›