E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez i'a tregon derën Jose Mourinhos!!

Sipas gazetës spaortive spanjolle "Marca", Florentino Perez ka vendosur që ta largoi Jose Mourinhon me datë 30 qershor nga posti i trajnerit të Real Madridit. Vendimi thuhet të jetë i prerë nga presidenti i Realit.

Perez mendon se Reali ka nevojë për ndryshime duke nisur që nga largimi i Mourinhos. Diferenca prej 11 pikësh me Barcelonën në pjesën e parë të kampionatit, si dhe atmosfera jo e mirë në klub ka bërë që Perez të vendos që në fund të këtij edicioni të i'a hap Mourinhos derën e largimit.

Perez thuhet se nuk ka raporte aspak të mira me Mourinhon, por që dëshiron me të ketë një ndarje miqësore.

Mourinho thuhet ti ketë thënë se Florentinon po bën vetëvrasje me vendimet e tij, në përkrahje të Sergio Ramos dhe trajnerit të Real B, Alberto Torrill./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›