E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson: Ferrara do të bëhet trajner i madh

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotë se trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, do të arrijë suksese të mëdha me Bianconerët.
"Për mua Ferrara nuk është një zbulim. As diçka e re. Unë e njoh Ciron pasi jemi përballur disa herë si kundërshtar- ai do të ketë sukses, shumë sukses".
"Ai po drejton një skuadër të madhe siç është Juventusi dhe e di mirë këtë. Nuk ka asgjë të fshehtë, ai mund ta shohë edhe nuancën më të vogël. Mendoj se ai do ta ketë një të ardhme plot arritje", ka thënë Ferguson për "Tuttosport".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›