Carragher:Duam titullin, jo vendin e katërt

Liverpooli nuk e ka filluar siç duhej sezonin 2009/2010 duke arkëtuar vetëm gjashtë pikë në katër ndeshje, megjithatë Jamie Carragher vazhdon të shpresojë për titullin e Ligës Premier duke qenë se ky është vetëm fillimi i sezonit."Aty janë edhe disa skuadra të tjera të cilat mund të përfshihen në katër më të mirët këtë vit. "Por ne po mendojmë vetëm për titullin dhe jo për vendin e katërt", ka thënë Carragher për faqen zyrtare të Liverpoolit.