Danimarka barazon me PortugalinëTë mërkurën e ardhshme, më 9 shtator, Shqipëria do të luajë kundër Danimarkës, ndërsa Portugalinë do të luajë kundër Hungarisë. Suedia luan me Maltën.

Publikoje ne:
Danimarka barazoi 1-1 me Portugalinë, në ndeshjen e zhvilluar sot në Kopenhagen. Të parët kaluan në avantazh danezët me anë të Brendtner (44’), ndërkohë që portugezët barazuan në minutën e 87-të me anë të Liedson.
Suedia nga ana e saj fitoi në Budapest 2-1 me Hungarinë, falë një goli të realizuar në minutën e 93-të nga ana e Zlatan Ibrahimoviç. Suedezët kaluan në avantazh në minutën e 9-të me Mellbergun, ndërsa hungarezët barazuan me anë të Huztit (79’).
Të mërkurën e ardhshme, më 9 shtator, Shqipëria do të luajë kundër Danimarkës, ndërsa Portugalinë do të luajë kundër Hungarisë. Suedia luan me Maltën.
Renditja
1. Danimarka 7 17
2. Hungaria 7 13
3. Suedia 7 12
4. Portugalia 7 10
5. Shqipëria 8 6
6. Malta 8 1
E Shtune, 05 Shtator 2009