E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas: Me Arshavin, ia vlen të luash

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se Andrei Arshavin është një lojtar i shkëlqyeshëm i cili i ka dhënë një dimension të ri ekipit londinez.
Gjatë një interviste për Goal, Fabregas, ka folur për zhgënjimin në fitoren e fundit ndaj Manchester United, por ka lavdëruar mesfushorin rus, i cili po shkëlqen me Arsenalin.
"Arshavin është një lojtar i shkëlqyer. Me të është kënaqësi të luash dhe ai na ka dhënë neve një dimension të ri dhe na ka bërë më të kompletuar. Ai është në të njëjtin nivel me disa prej lojtarëve më të mirë të Ligës Premier dhe mund vetëm të bëhet më i mirë", ka thënë Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›