E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Ka shumë presion për kombëtaren angleze

Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson ka bërë të ditur për mediat angleze se e ka telefonuar sulmuesin e tij të skuadrës, Uejn Runi, në mënyrë që ta çlirojë nga presioni i Botërorit.

"Para disa ditësh kam biseduar me Uejnin. I thashë që të relaksohet dhe të argëtohet në Afrikën e Jugut. Nga ajo që kam dëgjuar deri më tanikam ardhur në përfundim se përreth kampit të kombëtares angleze në Afrikën e Jugut ka presion. Nuk e kam shikuar ndeshjen kundër Algjerisë, sepse isha jashtë shtëpisë me shoqërinë time, por ndjej se pritjet e mëdha të tifozëve po ndikojnë tek skuadra. Nganjëherë pritjet e mëdha për sukses mund ta dobësojnë skuadrën në atë masë që është e pamundur të krijojë diçka të mirë", ka theksuar Ferguson.

Lojën e dobët të anglezëve në dy ndeshjet e para të Botërorit ndaj SHBA-së (1:1) dhe Algjerisë (0:0), Ferguson e arsyeton edhe me edicionin e mundimshëm në Ligën Premiere. "Edicioni në Evropë është jashtëzakonisht i vështirë, sidomos në Angli. Futbollistët grumbullohen tre apo katër ditë për t'u stërvitur së bashku pas një edicioni të mundimshëm dhe më pas duhet të qëndrojnë së bashku për një periudhë të gjatë.
është shumë vështirë të kërkohet nga futbollistët që në kushte të tilla të japin maksimumin. Gjermanët për shembull kanë përparësi, për shkak të pushimit gjatë dimrit. Për këtë arsye ata në Botëror gjithmonë shfaqen më mirë se sa skuadrat tjera, madje edhe atëherë kur nuk e kanë skuadrën aq të fortë", ka përfunduar Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›