E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori, kualifikohen Uruguai dhe Meksika

Përfaqësuesja e Uruguait ka shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Meksikës, për të siguruar vendin e parë në Grupin A dhe për të shmangur Argjentinën në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Botëror.

Uruguai shfaqi lojë më të mirë në gjysmën e parë të takimit dhe kjo iu shpagua duke shënuar golin e epërsisë.

Diego Forlan dërgoi një top të bukur në drejtim të kokës së Luis Suarez, i cili mposhti portierin Oscar Perez (43') dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Meksika ishte skuadër më kërkuese, duke qenë se ishte në disavantazh, mirëpo nuk arriti të shënojë golin e barazimit.

Me këtë fitore, Uruguai grumbullon shtatë pikë dhe kualifikohet nga vendi i parë në Grupin A, ndërkohë, përkundër humbjes dhe pikëve të barabarta me Afrikën e Jugut, Meksika kualifikohet në raundin tjetër falë golaverazhit më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›