Uruguai dhe Meksika në 1/8 e botërorit

Uruguai nuk fal. Mund Meksiken 1-0 ne ndeshjen e fundit dhe konfirmon vendin e pare ne grupin A. Nuk kishte asnjë kompromis ashtu sic mendonte e gjithe bota, megjithëse lajmet qe vinin nga sfida tjeter Afrika e Jugut- France, e bente mese te nevojshem nje barazim qe do te kualifikonte te dyja skuadrat. Por fale golit te Luis Suarez ne fundin e pjeses se pare formacioni i Tabarez ka mbyllur me fitore fazen e grupeve dhe ne te njejten kohe ka larguar nga rruga e saj Argjentinen, qe ne raundin tjeter do te jete rivali i Meksikes.
Pritet barazimi, por qe ne minutat e para ndeshja duket e vertete. Ne fillim Suarez dhe Victorino i afrohen golit te vanatazhit, per Uruguain, por nuk arrijne te dergojne topin ne rrjete, edhe pse rastet ishin nga ata qe nuk humben. E menjëhershme përgjigja e Meksikes, qe trondit traversen uruguajne me nje goditje spektakolare te Guardados.
Minutat kalojne nderkohe qe loja spostohet ne mesin e fushes me shume pasime dhe me dalje te pakta te te dyja skuadrave. Per te ndryshuar rezultatin mendon Suarez, i cili do te gjuante sakte me koke pas nje harkimi te Kavanit, duke mbyllur pjesen e pare me epersine minimale te Uruguait.
Ne fraksionin e dyte pritej reagimi i forte i Meksikes, por eshte Uruguai, ai qe i afrohet dyfishimit, por Oskar Perez i thote jo goditjes me koke te Luganos. Rreziku kalon, nderkohe qe te besuarit e Agirre ngrihen ne lojen e tyre, duke iu afruar golit te barazimit, por tensioni eshte i madh dhe meksikanet nuk arrijne ta dergojne topin ne rrjeten e Musleres.
Meksika qendron përpara, por lajmi i vertete vjen nga Bloemfontein, ku Franca ngushton rezultatin, duke i dhuruar virtualisht 1/6 skuadres se Agirre, qe ne fund mund te kenaqet edhe me humbjen kunder Uruguait.
Perfundon 1-0 dhe uruguaianet konfirmohen si koke e grupit A, ndersa fale golavarazhit Meksika mban vendin e dyte, qe do te thote kualifikim per ne 1/8 e Kupes se Botes. Objektivi i pare i arritur per dy skuadrat qe kane lene jashte dy perfaqesueset e favorizuar ne fillim, organizatoret e Afrikes se Jugut dhe Francen.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e martë , 22 qershor 2010 )