Kruja: Të ngihet buxheti për Bashkinë e Tiranës

Prefekti i Tiranës Keltis Kruja i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së finacave të ngrijë çdo lloj buxheti për bashkinë e Tiranës.
Kruja është shprehur se është i detyruar të bëjë një thirrje të tillë për shkak se bashkia e Tiranës ka refuzuar që prefektura në bashkëpunim me ministrinë e financave të bëjë një auditim për sa i përket përdorimit të fondit të veçantë për vitin 2009.
Sipas Krujës kontrolli i të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit të pavarur dhe veçantë në komuna dhe bashki e rrethe jo më pak se njëherë në vit është një e drejtë ligjore e prefekturës e rregulluar edhe me vendim gjykate.
Prefekti ka sqaruar se kontrolli nga prefektura do të ushtrohet vetëm për anën finaciare pa përfshirë anët e tjera të veprimtarisë së subjektit vendor.