E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Nëse nuk e fiton Ronaldo, iki!

Trajneri i Mançester Junajted, Sër Aleks Ferguson, ka deklaruar se do të tronditet nëse Kristiano Ronaldo nuk e fiton "Topin e Artë". Me 42 golat e shënuar gjatë sezonit të kaluar, portugezi është kandidati kryesor për trofeun prestigjioz. "Nëse Ronaldo nuk e fiton ‘Topin e Artë‘ këtë vit, atëherë do të jap dorëheqjen si trajner", tha ai duke qeshur. Përveç mesfushorit 23-vjeçar, në këtë për çmim që jepet nga "France Football" janë edhe Lionel Mesi, Iker Kasiljas dhe Fernando Torres.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›