E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi: Adrianon dhe 35 milionë euro për Drogba

Tridhjetë milionë sterlina (baras me rreth 35 milionë euro) plus Adrianon, kjo me të vërtetë është një superofertë. Sipas gazetave angleze, Çelsi ka ndërhyrë me dorë të rëndë në perspektivën e shitjes së Didier Drogba tek Interi. "Blues" do të linin të lirë një lojtar afrikan, vetëm nëse do të blinin dy të tjerë në rolin e tij. Kjo pasi 35 milionë eurot e kërkuara plus Adrianon do t‘i lejonin klubit londinez të blinin edhe sulmuesin brazilian të CSKA të Moskës, Vagner Love. Raportet midis Drogbas dhe klubit nga Londra, tashmë të njohura si jo të mira, janë prishur papritur natën e së hënës, kur afrikani është takuar me Marko Brankan e Horge Mendes (menaxherin e Hoze Murinjo) në një restorant luksoz italian në një lagje të Fulhamit. Vlerësimi reciprok mes Drogbasë dhe "Special One" (Murinjos) është tashmë i njohur, aq sa vetë lojtari kërkoi zyrtarisht të shitej menjëherë pas largimit të Murinjos. Luiz Felipe Skolari përgjigjet me sarkazëm rreth kësaj çështjeje. "Deri në fund të muajit, kushedi se sa gjëra do të lexohen në shtyp: të paktën 15 emra që mund të ikin nga Çelsi dhe po aq që vijnë. Nuk e di çfarë se ka në mendje Drogba, pasi unë nuk fle me të. Më mirë pyesni Peter Kenyon, apo Roman Abramoviçin".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›