Ferguson: Titulli i 19-të është i veçantë

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se titulli i 19-të për klubin është një titull i veçantë për të.
“Është i veçantë. Ky është tepër i veçantë sepse kjo do të thotë se kemi fituar titullin më shumë se çdokush në këtë vend. Është histori dhe gjë e shkëlqyeshme për traditën e këtij klubi, prandaj jam vërtet i kënaqur për këtë”, ka thënë Ferguson.
United shënoi fitore 4-2 ndaj Blackpool për krijuar diferencën prej nëntë pikësh në maje të tabelës ndaj ndjekësit Chelsea, që pësoi disfatë 1-0 nga Evertoni në ndeshjen e fundit të sezonit. Dhe Ferguson thotë se nuk ka menduar se diferenca do të jetë kaq e madhe në fund të sezonit.
“Lojtarët kanë qenë të shkëlqyeshëm, ka një punë të shkëlqyeshme etike në ekip. Mendoj se ata e merituan pasi ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme”, ka deklaruar skocezi.