Udineze siguron Champions, Roma në Europa League
ROME-Udineze është skuadra e katërt italiane që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Françisko Guidolin ka marrë atë që ka dashur, barazimin, në ndeshjen e mbrëmshme përballë Milanit, duke lënë pas Lacion për shkak të golavarazhit. Friulianët nuk janë lodhur shumë për të marrë një pikë ndaj Milanit, madje përveçse gjithë kohës kanë pritur kalimin e minutave, kanë patur luksin të humbisnin edhe një penallti me anë të Di Natales. Ndërkohë, përsa u përketg verdikteve të tjera, Roma do të jetë përfundimisht në Europa League, pasi mundi 3-1 Sampdorian e rënë nga kategoria. Verdhekuqtë i druheshin vetëm një humbje të tyre dhe fitoreje të Juventusit, por në fakt gjërat nuk kanë shkuar aspak kështu.
Udineze-Milan
Në "Friuli" është luajtur një nga ndeshjet më të dobta të ditës së djeshme, teksa Udineze kishte nevojë vetëm për një pikë për të qenë në Champions League sezonin e ardhshëm. Ajo nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Milanit, që vinte në këtë sfidë pa asnjë objektiv. Çerek ore para fundit Di Natale ka humbur edhe një penallti, duke e gjuajtur atë shumë dobët përballë Amelias. Gjithsesi, pika e marrë ndaj kuqezinjve, e ka bërë të kotë fitoren 4-2 të Lacios në fushën e Leçes, kështu që Udineze do të jetë në Ligën e Kampioneve.
Juventus-Napoli
Juventusi e ka mbyllur këtë sezon ashtu siç e ka nisur, me një mungesë totale stabiliteti dhe jashtë Kupave të Evropës. Bardhezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Napolit, ndonëse për hir të së vërtetës e kanë kërkuar më shumë fitoren. Miqtë shënuan të parët me Maxhion, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Juventus barazoi me Kielinin me kokë. Napoletanët kaluan sërish në avantazh me Lukarelin, ndërsa 6 minuta para fundit Matri shmangu disfatën e "Zonjës së Vjetër", duke barazuar shifrat në 2-2.
Inter-Katania
Interi e ka mbyllur me një fitore 3-1 ndaj Katanias këtë sezon të Serisë A. Pa Shnajder dhe Kambiaso, Leonardo ka hedhur në fushë një skuadër shumë ofensive, ndërkohë që fitorja nuk ka qenë aspak një problem përballë siçilianëve. Dy herë Pacini dhe njëherë Nagatomo shënuan për zikaltërit, ndërkohë që për Katanian golin e vetëm e realizoi Ledezma. Ndërkaq, sfida mes Kaljarit dhe Parmës ka përfunduar në barazim, me dy skuadrat që nuk kanë treguar asgjë në fushën e lojës, kjo edhe për shkak se nuk kishin asnjë objektiv. Në barazim 2-2 mbaroi ndeshja mes Breshias e Fiorentinës, ndërkohë që në mbrëmje Roma mundi 3-1 Sampdorian, duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League.
(d.b/BalkanWeb)