E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, i kënaqur me 1-0

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka theksuar se do të ishte i kënaqur nëse skuadra e tij vazhdimisht do të fitonte 1-0, në vend të rezultateve të ndryshueshme.

Djajtë e Kuq kanë shënuar 24 gola në shtatë ndeshje të Premierligës, këtë sezon, ndërsa kanë pranuar pesë gola. Edhe pse janë në krye të tabelës – në bazë të golaverazhit më të mirë – strategu skocez kërkon nga reparti defansiv të tregojë paraqitje më të mira dhe pret më tepër ndeshje të përfundojmë pa gola të pranuar.

“T’ju them diçka, do të isha mjaft i kënaqur me fitore 1-0 në secilën ndeshje”, tha Ferguson për The Sunday Express.

“Jemi duke luajtur pak të hapur, kjo është evidente, në ligë dhe ndeshjet evropiane. Për momentin, jemi duke aplikuar një qasje ofensive, por ne duhet të jemi të fortë edhe mbrapa. Mbrojtësit që kemi aktualisht në dispozicion, janë të rinj, kujtoni, andaj ata do të përmirësohen me vazhdimin e sezonit”, përfundoi Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›