Prishtina, kundër ndryshimit të statutit

Me këtë ndryshim të bërë kryetarit aktual i FFK’së, Fadil Vokrri, i jepet mundësia që të rikandidojë sërish për postin e të parit të futbollit kosovar, pasi, sipas nenit të mëparshëm, ai nuk ka pasur të drejtë kandidimi pasi po kalon mandatin e dytë.
Në anën tjetër, këto ndryshime nuk kanë kaluar pa u kundërshtuar. Drejtuesit e FC Prishtinës, të cilët nuk ishin të pranishëm në këtë kuvend për shkak të pushimeve, këtë ndryshim në statut e kanë vlerësuar si jo demokratik.
“Për një kuvend të mirëfilltë duhet të përgatitesh mire dhe kur paska qenë e parashikuar të ndërrohet pika e statutit, është dashur të formohet një komision dhe të njoftohen klubet me kohë për këtë e jo në ditën e mbajtjes së kuvendit. Për këtë ndryshimi i statuti nuk është demokratik. Por, po shihet që kjo ka qenë e parapërgatitur që të kryhet pa zhurmë”, ka thënë nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi.