Beteja për të mbetur të pamposhtur

E para nga gjashtë takimet e zhvilluara (pesë miqësore) ka pesë fitore dhe një barazim, derisa nuk ka pësuar asnjë humbje, kurse e dyta nga tetë ndeshje (shtatë miqësore) ka gjashtë fitore dhe asnjë humbje.
Vushtrriasit pas barazimit në Gjakovë besojnë se do të shënojnë fitore të dielën dhe do të vazhdojnë të mbesin të pamposhtur “Besoj që nuk do të marrim gol as nga liria, kurse sulmuesit besoj se do të shënojnë ndonjë gol që do të na sjellë fitoren”, deklaroi mbrojtësi Alban Dragusha.
Në anën tjetër, edhe prizrenasit janë optimistë se serinë pozitive do ta vazhdojnë. “Kosova ka bërë përforcime të mira, por ne luajmë më mirë si mysafirë dhe kjo na e shton vetëbesimin që nga Vushtrria të kthehemi të pamposhtur”, theksoi Erdogan Brando.
Të dielën do të zhvillohet edhe takimi mes Ferronikelit dhe Drenicës.
Superliga - Xhiroja e dytë
E diel
Kosova (V) – Liria 16:30
Ferronikeli-Drenica 17:00
E hënë
Prishtina-Vëllaznimi 17.00