Ferguson ngacmon Benitezin

Benitez fitoi Kampionatin botëror të klubeve me Interin pak pasi mori postin nga Jose Mourinho dhe sërish mund ta bëjë të njëjtën gjë kur Chelsea të merr pjesë në garën ndërkombëtare muajin e ardhshëm.
“Rafael Benitez është shumë me fat”, deklaroi Ferguson. “Në CV-n e tij pas dy javësh ai mund të ketë dy tituj të kampionatit botëror të klubeve pa pasur nevojë të bën asgjë në ndërtimin e ekipeve”, shtoi skocezi. “Jose Mourinho fitoi tre tituj në Inter, Rafa e mori ekipin dhe fitoi Kampionatin botëror pa dashur të bënte asgjë”, vazhdoi Ferguson. Di Matteo u shkarkua vetëm tetë muaj pasi mori drejtimin e skuadrës nga Stamford Bridge me të cilën stinorin e kaluar triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe FA Cup.
“Të gjithëve na vjen keq për Roberto Di Matteon. Është e pazakonshme të fitoni FA Cup-ën, Ligën e Kampionëve dhe të humbi detyrën”, deklaroi Ferguson. Benitez, 52 vjeç ka pasur përplasje të ndryshme me Fergusonin gjatë kohës sa ishte në drejtim të Liverpoolit nga 2004-2010.
Chelsea udhëton për në Japoni për tu paraqitur në Kampionatin botëror të klubeve më 13 dhjetor, kurse finalja zhvillohet tre ditë më vonë.