Ferguson shpreson që Ferdinand të luajë ndaj Stoke

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, shpreson që Rio Ferdinand të jetë në dispozicion të skuadrës në përballjen e të shtunës ndaj Stoke City.
Javët e fundit, mbrojtësi veteran po ka probleme me lëndim, prandaj mungoi në derbin ndaj Chelseat, mirëpo Sir Alex pret që Ferdinand ta udhëheqë mbrojtjen e Djajve të Kuq në Britannia Stadium.
“Shpresoj që Rio të jetë në rregull për të shtunën. Kur udhëton te Stoke ke nevojë për eksperiencë”, ka thënë Ferguson.