Kampionati francez zhgenjen Lion. Ngjitet Paris Sg

Olympique Lyon i jep fund ecurisë pozitive në kampionatin francez, duke u mundur 1-0 në fushën e Caen në javën e shtatë të Ligës 1. Humbje e rëndë për skuadrën e drejtuar nga Remi Garde, e cila ka dorëzuar vendin e parë të renditjes.
Ndeshja do të vendosej në minutën e fundit të pjesës së parë, ku pas ndërhyrjes së Lloris brenda zonës, arbitri do të jepte 11-metërsh për vendasit, ndërsa do të largonte nga fusha me karton të kuq portierin e Lyon.
Nga pika e penalltisë, Nivet do të gjuante saktë duke vulosur humbjen e formacionit të Garde, i cili pas javës së shtatë i ka dorëzuar vendin e parë të renditjes Montpellier, që mbylli me sukses ndeshjen e saj duke fituar 1-3 në fushën e Ajaccio.
Ngjitet në renditje edhe Paris SG, që ka mundur me vështirësi 2-1 Nice. Të tre golat e sfidë të luajtur në ‘Stade de France” do të shënoheshin nga pika e penalltisë. Nene dhe Gameiro do të gjuanin saktë nga 11-metra, duke bërë të pavlefshëm barazimin e përkoshëm të Nice me golin e Monzon. Pas javës së shtatë të Ligës 1, Paris SG është ngjitur në vendin e katërt të rendtijes me 14 pikë, po aq sa Rennes, Lyon dhe Toulouse.
Nertan Prifti