E Diel, 1 Nëntor 2026

Futboll pa burra. Ne stadium 40 mije gra me femijet

Gabojnë të gjitha ata që mendojnë se futbolli është një sport ku tifozët më më të cmendur janë burrat. Kjo vërtetohet nga ndeshja e fundit e kampionatit turk mes Fenerbahches dhe Manisaspor, e cila ka qenë eksluzivisht për femrat dhe fëmijët.

Mbi 40 mijë tifoze speciale të shoqëruara me fëmijët e tyre kanë mbushur shkallët e stadiumit në Stamboll, pasi ky i fundit i është mohuar meshkujve si masë ndëshkimore e Federatës Turke të Futbollit kundër huliganizmit.

Të veshura me ngjyrat e skuadrës së tyre, tifozet femra kanë mbështetur Fenerbahcen në barazimin 1-1 që në fushën e saj, rezultat ky që e ngjiti atë në kuotën e shtatë pikëve në vendin e parë të renditjes. Shkak për penalizimin e fushës së skuadrës së famshme turke u bënë trazirat që ndodhën në miqësoren që kjo e fundit zhvilloi kundër ukrainasve të Shaktar në muajin korrik.

Federata e dënoi Fenerbahchen me dy ndeshje pa tifozë, ndërsa më pas ndryshoi vendimin duke lejuar që në stadium të lejoheshin vetëm femrat dhe fëmijët e moshës nën 12 vjec.

Gjithsesi, vendimi i federatës turke nuk i ka penguar tifozët e tërbuar të provojnë të hyjnë në stadium. Sipas mediave lokale, policia ka ndaluar në hyrje një burrë të maskuar me veshjen tipike të femrës islamike.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›